Presidentja nderon Zahir Pajazitin në përvjetorin e rënies

Lajme

Presidentja nderon Zahir Pajazitin në përvjetorin e rënies

Nga: P.Rudi Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:45

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sot ka bërë homazhe para shtatores së komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Jahjaga në rrjetin e saj social në Facebook, ka postuar një foto duke vu kurora lulesh para shtatores së Zahir Pajazitit në 18 vjetorin e rënies.

“Bëra homazhe dhe vura lule para shtatores së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë, në përvjetorin e 18-të të vrasjes së tij dhe dy heronjve të Kosovës, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës. Është i përhershëm kujtimi për ta. Lavdi!”, ka shkruar Jahjaga./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat