Jabllanoviq viziton serbët e zhvendosur në Serbi

Lajme

Jabllanoviq viziton serbët e zhvendosur në Serbi

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:04

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, këtë javë do të vizitojë disa nga serbët kosovarë të zhvendosur, të cilët jetojnë në komunën e Prokuples.

Jablanoviq tha për Tanjugun se “do të vizitojë serbët e zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Serbinë qendrore, ndërsa në kuadër të kësaj vizite, do të vizitojë edhe disa familje gjakovare që jetojnë në Prokuple”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se këtë vit do të sjellë një projekt që synon kthimin e romëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Ky është një projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përfundimi i tij do të bëhet brenda këtij viti, ndërsa parashikohet ndërtimi i 286 shtëpive për të kthyerit”, tha Jablanoviq.

Kujtojmë se ministri serb po përballet me protesta të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët po kërkojnë largimin e tij nga qeveria e Kosovës, pasi Jabllanoviq javë më parë i kishte quajtur “egërsira” protestuesit gjakovar që ndaluan hyrjen e serbëve kosovarë në manastirin e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat