Ja kush janë dy kandidatët për shef të AKI-së

Lajme

Ja kush janë dy kandidatët për shef të AKI-së

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:47

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani dhe ish zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Latif Merovci, janë dy kandidatët potencialë për të udhëheqë me shërbimin e inteligjent të shtetit.
Burime të Gazetës Tribuna bëjnë të ditur se lista e kandidatëve për kreun e AKI-së është ngushtuar në vetëm dy persona, e ata janë Burim Ramadani dhe Latif Merovci.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për të marrë kreun e AKI-së, Ramadani është i gatshëm që të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake që mban tani.

Në anën tjetër, kontakti me Ramadanin ka qenë i pamundur, pasi që ai gjatë ditës e ka mbajtur telefonin e fikur.

Po ashtu i pamundur ka qenë të kontakti edhe me zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili as pas shumë thirrjeve nuk ka gjetur kohë të lajmërohej në telefon.

Ndërkohë, presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Isa Mustafa, u kanë mbet afat për të emëruar shefin e AKI-së.

Me Ligjin për AKI-në, është e përcaktuar që “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Nisur nga fakti që Bashkim Smakaj ka dhënë dorëheqje me 16 janar nga kreu i AKI-së, dy liderëve të shtetit u mbetet që më së largu me 5 shkurt ta kenë emëruar shefin e ri të AKI-së.

Deri në atë kohë, AKI-në do e drejtoi zëvendësdrejtori Muharrem Ajeti.

“Zëvendësdrejtori i AKI-së përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë mungesës apo paaftësisë të drejtorit. Në rast të paaftësisë të përhershme, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të KIA-s emërohet në mënyrë formale”, thuhet në ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat