Lëndohen 19 uniforma blu dhe 4 qytetarë

Lajme

Lëndohen 19 uniforma blu dhe 4 qytetarë

Nga: Diana Bunjaku Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:23

Policia e Kosovës lidhur me protestën e djeshme dhe mbarëvajtjen e saj, ka bërë të ditur se në protestën e djeshme janë lënduar 19 uniforma blu, 4 qytetarë si dhe 8 persona janë dërgohen në mbajtje. Po ashtu disa prej tyre që kanë qenë brenda objektit, kanë pësuara lëndime nga gjuajtja e gurëve nga ana e protestuesve të dhunshëm. Ndonëse Policia e Kosovës kishte ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme policore, për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, megjithatë kjo protestë eskaloi në sjellje të dhunshme. Zyrtarët policor kanë bërë të ditur se si pasojë e sjelljeve të dhunshme të një grupi të protestuesve, janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë.
Zëdhënësi i PK-së Baki Kelani tha se për te parandaluar këtë, njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nën kontroll, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore.

Sipas tij, Policia e Kosovës në bazë te mandatit të saj ligjore që ka është duke vazhduar me procedurat dhe hetimet e mëtutjeshme lidhur me gjithë ecurinë e protestës, duke përfshirë këtu edhe identifikimin e personave të përfshirë në dhunën e shfaqur, sulmet dhe shkaktimin e dëmeve materiale.

“ Gjithashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objektin e Qeverisë së RKS-se, si dhe në disa objekte, lokale biznesi, që s’ kane të bëjnë fare me Qeverinë”, ka thënë Kelani.

Ai ka apeluar që Policia e Kosovës vazhdon ti siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do ti përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike.

“ Të dyshuarit e ndaluar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit tetë (8) dërgohen prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt,” tha Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat