QKSS lanson të gjeturat e Barometrit Kosovar të Sigurisë

Lajme

QKSS lanson të gjeturat e Barometrit Kosovar të Sigurisë

Më: 15 janar 2015 Në ora: 12:40

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka bërë lansimin e të gjeturave të edicionit special të Barometrit Kosovar të Sigurisë.

Këto të gjetura, kishin në fokus të veçantë, Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Florian Qehaja, ka thënë se ky është një program i veqant, i cili ka vite që po implmentohet.

"Në këtë projekt, konkretisht, kemi qenë të interesuar të marrim perceptimin e qytetarëve serb, lidhur me disa marrëveshje, që janë arritur mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë në Bruksel", ka thënë, Qehaja.

Ai, ka theksuar, që ky edicion është bërë nën patronatin e Forumit për Hulumtimin e Sigurisë, Prishtinë, Beograd, Tiranë.

Ndërsa, Dinika Emini, hulumtuese e QKSS-së, ka thënë që Barometri Kosovar i Sigurisë është një program i veçant i cili mjaft unik në metodologji.

" Pjesa për politiken e jashtme ka qenë pjesë integrale që nga fillimi mirëpo kësaj radhe kemi vendosur që të analizojmë edhe më tej qështjen për shkak të rendësisë që ka politika e jashtme", ka thënë, Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat