Parashikimi javor i motit: Nga e hëna dimri vjen zyrtarisht – me temperatura në minus!

Lajme

Parashikimi javor i motit: Nga e hëna dimri vjen zyrtarisht – me temperatura në minus!

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:09

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që masat e ajrit të ardhura nga ana jugperëndimore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperatura minimale do të lëvizë në mes -3C deri -1C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri në 9C celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta të shiut, derisa temperaturat minimale dhe maksimalet do të zbresin dukshëm. Do të fryjë erë nga veriu e lehtë dhe mesatare, ndërkaq në fund të javës priten reshje të reja shiu të cilat do të shoqërohen edhe me borë dhe erë me shpejtësi nga 2-8m/s.

Nga dita e hënë zyrtarisht fillon stina e dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat