Shqiptarët të pasionuar pas armëve

Lajme

Shqiptarët të pasionuar pas armëve

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 22:23

Posedimi i armëve ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arritur që në raste të ndara të konfiskojë pesë armë.
Në pesë raste të ndryshme, policia e Kosovës ka arritur të konfiskoj disa armë të cilat mbaheshin pa leje nga personat që janë konfiskuar.
Konfiskimi i parë, ka ardhur si rezultat i ndalimit të një veture Golf me targa lokale e cila drejtohej nga një mashkull. Me këtë rast, policia njofton se gjatë kontrollit në veturë ka gjetur dhe më pas konfiskuar një shufër gome.
Rasti tjetër i konfiskimit të armës, siç raporton policia është bërë në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj. Zbulimi për armëmbajtje pa leje është bërë pasi që policia ka ndalë një veturë “Porsche Caienne” dhe gjatë kontrollit tek vozitësi i kësaj makine është gjetur dhe konfiskuar një armë “Sig Sauer” e cal.9 mm dhe 12 fishekë të të njëjtit kalibër.
Në të njëjtën mënyrë, gjatë kontrolleve të veturave policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një armë me gaz “Ekol”, një armë “Vzor 50” bashkë me një karikator 41 fishek dhe një armë të llojit "Cervena Zastava" me tetë fishek.
Me urdhër të prokurorit, të gjitha rastet, sipas policisë shkojnë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat