Shtegu i azilkërkuesve për në Perëndim

Lajme

Shtegu i azilkërkuesve për në Perëndim

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:41

Emigrantët mblidhen rreth zjarrit, që e përdorin për t’u ngrohur e për të gatuar në një fabrikë tullash të braktisur në veri të qytetit serb të Subotikas, pranë kufirit serbo-hungarez. Të ardhur nga larg, si nga Afganistani dhe Siria, por edhe nga vendet e afërta si Kosova dhe Shqipëria, mijëra emigrantë kalojnë kufirinin përmes Hungarisë në kërkim të azilit, çka e kthen këtë vend në një pikë të nxehtë transiti drejt Bashkimit Europian.

Numri në rritje i emigrantëve ka inkurajuar lëvizjet e ekstremit të djashtë dhe anti-islam në të gjithë Europën Perëndimore, por edhe pengesa drejt vendeve të largëta si Asotthalom, një fshat hungarez pranë kufirit me Serbinë, ku tre vjet më parë janë strehuar një numër emigrantësh. Kryeplaku i fshatit tha se “këtë vit, situata është bërë praktikisht e padurueshme”.

Këtë verë, ai ka ngritur një ekip që e kanë shpenzuar shumicën e kohës duke kapur emigrantë, të cilët shoqëroheshin në komisariatin e qytetit Szeged, ku shumica aplikojnë për azil në Hungari. Më pas, kur emigrantët hyjnë në BE përmes Italis, ata vazhdojnë për në Gjermani, Suedi apo gjetkë në Europën Perëndimore, ku shpresojnë të ndërtojnë një jetë të re apo të ribashkohen me të afërmit, që tashmë ia kanë dalë.

“Shumë njerëz vijnë dhe duan të kapen”, thotë Kitty McKinsey, zëdhënëse për Përfaqësinë Rajonale të UNHCR në Evropën Qendrore. “Ata kërkojnë azil dhe shkojnë në të ashtuquajturat qendra pritjeje dhe më pas, shumica prej tyre, thjesht zhduken për në Evropën Qendrore”. Ndërsa shefi i Policisë Kufitare në Szeged tha se procedimet e këtij viti kanë përfshirë 26 mijë njerëz nga 61 kombësi për kalimet ilegale të kufirit në territorin e tij. Vitin që Hungaria iu bashkua BE-së, në 2004-n, kjo shifër arrinte në 34.

Hungaria ka patur 35 mijë kërkesa për azil këtë vit, krahasuar me 18.900 në vitin 2013 dhe hyrjet e migrantëve janë shtuar muajt e fundit. Marsi regjistroi 683 azilkërkues, nëntori, 9125 mijë dhe dhjetori 12.500. Rreth gjysma e kërkesave për azil ishin emigrantë nga Kosova. Albana Shabani, 22 vjeç, e cila është larguar nga Kosova me të shoqin tha se është larguar për të gjetur një jetë më të mirë. Të dy të papunë,ata kanë menduar se nuk kishin shpresa për të gjetur punë në Kosovë, një nga vendet më të varfra në Europë. Ata kanë udhëtuar me autobus drejt Subotikës në veri të Serbisë. Më tej, duke përdorur një GPS në telefonin e tyre celular, ata bënë një udhëtim 3-orësh drejt Hungarisë, por u kapën nga policia në Asotthalom. Si shumë shqiptarë nga Kosova të tjerë, ata janë nisur drejt Gjermanisë, një nga ekonomitë më të fuqishme evropiane. Disa emigrantë nga Kosova madje, janë lindur dhe kanë jetuar atje që prej kohës së luftës, por janë deportuar aps 2010-s, kur Kosova u konsiderua një vend i sigurt origjine.

Grupi më i madh i azilkërkuesve në Hungari ishte nga Afganistani (7400 persona) dhe nga Siria e përfshirë nga lufta (6600). Gjatë një vizite në kufi këtë javë, reporterët e “Associated Press” panë shumë grupe emigrantësh. Njëri prej tyre tha se ishte palestinez nga Siria dhe se ishte larguar në gusht nga Damasku. Sipas zyrtarëve për refugjatët, emigrantët që nisen për në Hungari përdorin shpesh rrjete trafikantësh për të udhëtuar përmes Turqisë dhe Ballkanit. Pasi ia dalin të hyjnë në Hungari, që i përket zonës së lëvizjes së lirë (Shengen), ata mund të udhëtojnë pa kufi brenda 28 vendeve anëtare të Bllokut, shkruan Shekulli.

“Frontex”, agjencia kufitare e BE-së thotë se rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Hungarisë është bërë më tërheqëse, pasi autoritetet greke kanë shtuar vigjilencën e tyre në kufi me Turqinë. Këtë vit, Bullgaria ka instaluar një gardh me gjemba, me një gjatësi prejj 33 kilimetrash në kufi me Turqinë për të ulur numrin e kalimeve ilegale. Rruga përmes Ballkanit Perëndimor “ka fituar rëndësi, veçanërisht pasi njerëzit i njohin rreziqet me të cilat përballen në kapërcimin e Mesdheut”, tha Marta Pardavi nga Komiteti i Helsinkit në Hungari, që u jep asistencë ligjore falas azilkërkuesve.

UNHCR ka vlerësuar se rreth 3400 emigrantë kanë vdekur këtë vit, në përpjekje për të kaluar Detin mesdhe, pasi ata udhëtojnë me varka të pasigurta dhe ilegale. Kur ata kapen, dërgohen në zyrat e emigracionit, identifikohen, u bëhet një kontroll mjekësor, si dhe u ofrohet ushqim dhe strehim. Rreth 95% dërgohen në zyrën e emigracionit, ku përcaktohet edhe fati i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat