Komuna e Drenasit me aktivitete për Ditën e Flamurit

Lajme

Komuna e Drenasit me aktivitete për Ditën e Flamurit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:52

Festat e nëntorit siç dihet kanë një rëndësi të veçantë për historinë e këtij rajoni. 28 nëntori apo e njohur ndryshe edhe si dita e flamurit, ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari si dhe paraqitja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bënë që këto ngjarje të mbesin përherë në mendjen dhe zemrat e qytetarëve.

Komuna e Drenasit, më konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për derë të festave të nëntorit ka organizuar një Akademi festive e cila do të mbahet sot (më 27 nëntor) në ora 11 në Sallën e Kulturës në Drenas. Kjo akademi është publike andaj të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë.

Ndërsa sot pasdite priten të mbahen gara sportive në futboll të vogël, hendboll dhe volejboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat