Hoxhaj e ngushëllon homologun shqiptar, Ditmir Bushati

Lajme

Hoxhaj e ngushëllon homologun shqiptar, Ditmir Bushati

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 21:16

Me rastin e vdekjes së ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati, kryediplomati kosovar në detyrë, Enver Hoxhaj, e ka ngushëlluar ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.
“Në letër, ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë si dhe për familjen e ambasadorit Bushati”, thuhet në komunikatën që MPJ e Kosovës iu ka dërguar mediave.

Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadorit Bushati për diplomacinë dhe shtetin shqiptar gjatë shërbimit të tij të çmuar si ambasador në Maqedoni, në SHBA, Suedi, Serbi si dhe gjatë funksioneve të larta në organizatat rajonale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat