Nxënësit protestojnë para Komunës

Lajme

Nxënësit protestojnë para Komunës

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:51

Nxënësit e Skollës së Mesme Profesionale në Shirokë, protestuan sot para objektit të Komunës së Therandës. Ata thanë se e ndërprenë mësimin, për shkak se nuk ka ngrohje në shkollë dhe mësimin nuk po mund ta mbajnë nga të ftohtit.

Më pas tre përfaqësues, u takuan me Kryetarin e Komunës z. Sali Asllanaj, ku kryetari u kishte thënë se kjo do të zgjidhet deri të hënën.

“Kryetari na tha se nëse nuk zgjidhet kjo çështje nga ana e KEDS-it deri të hënën, atëherë keni të drejt në kërkesat tuaja” – tha Petrit Sopaj, njëri nga përfaqësuesit e nxënësve të cilët po protestonin. Gjithashtu edhe Drejtori i Arsimit, Sherif Berishta u premtoi nxënësve se kjo çështje deri të hënën do të jetë e zgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat