Sot analizat mikrobiologjike të viktimës 28 vjeçare

Lajme

Sot analizat mikrobiologjike të viktimës 28 vjeçare

Më: 7 nëntor 2014 Në ora: 00:56

Viktima V.Xh 28 vjeçar nga Prishtina, i cili ndërroi jetë dje në mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, humbi jetën nga arresti kardiak dhe jo nga helmimi i konsumimit të mishit të pulës.

Drejtori i Infektives, Hamdi Ramadani, tha se ka ngritur komision profesional për t`i vërtetuar shkaqet e kësaj vdekjeje.

`Ky konzolium mjekësor nuk ka konstatu se bëhet fjalë për ndojnë helmim te ky fatalitet por arrets kardiak`, tha Ramadani.

Shaqir Gashi, anesthesiologist i mjekimit intenziv qendror tha se paraprakisht ai ka pasur vjellje, jashtëqitje. Shkaku i vërtetë që ka ardh në intenzivë ka qenë arretsi kardiak, pohoi ai.

Drejtori i Klinikës infektive tha se dje kanë pranuar 5 pacientë të së njëjtës familje me atë të viktimës, të cilët pas disa analizave ka rezultuar që kanë shenja të helmimit nga konsumimi i mishit të pulës të cilët tanimë janë jashtë rrezikut.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, tha se të gjitha llojet e mishrave që hyjnë në Kosovë por edhe ata vendor kontrollohen, ndërsa për rastin në fjalë tha se fillimisht duhet bërë hetime, pastaj të dalin me rezultate.

`Fillimisht duhet me ra në gjurmë dhe me ba një varg hetimesh se nga ka mundur me ardhë te helmimi çka ka qenë në pyetje dhe pastaj pas analizave laboratorike do të dalim me rezultate`, tha ai.

E në anën tjetër QKUK-ja, pas refuzimit të familjes së viktimës për t`ia bërë autopsinë, janë në pritje të rezultatit të analizave mikrobiologjike që sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, pritet të dalin nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat