Musmurati: Isa Mustafa e ka bllokuar Kosovën

Lajme

Musmurati: Isa Mustafa e ka bllokuar Kosovën

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:02

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka deklaruar se partitë e Bllokut, me veprimet e tyre janë duke e penguar krijimin e institucioneve.

Sipas tij, Isa Mustafa është një nga pengesat kryesore që Kosova të ketë institucione. Musmurati ka thënë se ka shumë shokë në LDK me të cilët ka punuar, por nuk mendojnë njëjtë sikurse Isa Mustafa. Ai ka thënë se kërkesa e LAN-it për interpretimin e pikës 127 të aktgjykimit të Kushtetueses është humbje kohe, sepse sipas tij, vetëm PDK-së i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Nga ngërçi politik, sipas Musmuratit, mund të dilet vetëm me një marrëveshje të përbashkët politike. Ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi vazhdon të mbetet kandidatura e vetme për kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat