Haradinaj dhe minoritetet të zhgënjyer me presidenten

Lajme

Haradinaj dhe minoritetet të zhgënjyer me presidenten

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:22

Refuzimi që presidentja i ka bërë kërkesës së minoriteteve që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar pikën 127, i ka zhgënjyer udhëheqësit e bllokut LAN dhe komunitetet.

Ata thonë se janë të befasuar me qasjen e presidentes, meqë kanë menduar se ajo do të është një ndërmjetësuese mes deputeteve dhe Gjykatës Kushtetuese.

I mandatuari i koalicionit LAN, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk pajtohet me vlerësimin e presidentes për të mos e dërguar në kushtetuese pikën 127 të aktvendimit ekzistues, derisa thotë se nuk e kupton këtë qasje të presidentes.

“Unë me të than të drejtën jam pak i shqetësuar me këtë qasje të presidentes, për shkak se komunitetet kanë bërë një kontribut të tyre dhe kanë kërkuar ndihmën për të dal nga gjendja. Tani ne si deputet do ta shfrytëzojmë rrugën që na mbetet pastaj, rrugë kjo që t’i drejtohemi Gjykatës dhe besoj do t’i drejtohemi”, tha Haradinaj.

Mirëpo, Haradinaj shtoi se brenda kësaj jave do të vendosin nëse vet blloku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, pos që vet ata t’i drejtohen gardianit të Kushtetutës për ta sqaruar pikën 127, e jo për të sjell ndonjë vendim të ri.

Edhe minoritetet në Kosovë, janë shprehur të zhgënjyera me refuzimin e kërkesës së tyre nga ana e presidentes, meqë kanë konsideruar se e para e vendit është ndërmjetësuese e deputetëve të pakicave dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat