Papa Pali VI: Shqiptarë do të realizohet testamenti i Skënderbeut, sërish do të shkëlqejë me lavdi atdheu juaj!

Lajme

Papa Pali VI: Shqiptarë do të realizohet testamenti i Skënderbeut, sërish do të shkëlqejë me lavdi atdheu juaj!

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 17:13

Papa Pali VI: Shqiptarë do të realizohet testamenti i Skënderbeut, sërish do të shkëlqejë me lavdi atdheu juaj!

“Gjithmonë i kam në zemër Shqiptarët, edhe sot dëshiroj të jenë afër meje, para syve të mi, që t’iu tregoj dashurinë time”, na tha Papa Pali.

Në momentet e errësirës dhe ankthit për Kishën dhe botën, ai diti të qëndronte pranë timonit të anijes së Pjetrit, të jetë shenjë, Vëlla, Atë i të gjithëve, pa farë pompoziteti apo popullariteti të rrejshëm, por në qetësi, uratë, pendesë, që ta drejtonte njerëzimin kah e mira dhe e mbarja. Me tërë zemrën e tij i shërbeu Zotit, Kishës, botës. Vuajti shumë, mirëpo gjithmonë me dashuri dhe për dashuri. I qetë pushoi në paqen e Zotit në Castelgandolfo në vitin 1978.

Papa Pali VI dhe e Lumja Nëna Tereze

Papa Pali VI ka përcjell me vëmendje, kujdes dhe dashuri atërore jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ja vetëm disa dëshmi dhe hapa konkret në këtë kuptim dhe drejtim. Deri sa shumë njerëz të Kishës, si dhe jashtë saj, nuk mund ta kuptonin karizmën e veçantë të Nënës Tereze, dashurinë flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe Njeriun, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, Papa Pali VI pati mirëkuptim dhe përkrahje të plotë për Nënën Tereze, nëpërmjet saj, si thoshte ai “për veprën e Zotit”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat