​Prokuroria e shtetit po heton ministra, sekretarë dhe drejtorë të Qeverisë

Lajme

​Prokuroria e shtetit po heton ministra, sekretarë dhe drejtorë të Qeverisë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 21:13

Në emisionin e KTV-së Puls sot mysafir ishte ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxha.
Në fillim të emisionit ai theksoi se Kosova nuk duhet të jetë djep terrorizmit se për këtë arsye ai do ta luftohet me të gjitha mjetet. Ati foli e për rastet e fundit të arrestimit te dyshimtëve si nxitës të terrorizmit dhe shtoi se hetimet do të tregojnë se a janë të bazuar

këto dyshime. “Edhe për rastet e dyshuar për shpëlarje parash nga ndonjë imam po zhvillohen hetime”, tha Hoxha ndërsa shtoi se nuk mund të flitet në një emision se kush shpëlan më shumë para, politikanët apo imamët, tha ai.

Në vazhdim të emisionin ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit tregoi ne EULEX-i, por edhe prokuroria ku është po zhvillon hetime ndaj ministrave, sekretarëve në Qeveri me dyshime korrupsionin.

Në pyetjen se a do të konkurrojë në postin e kryeprokurorit Hoxha u përgjigj se nuk do të konkurrojë në këtë pozitë. Duke arsyetuar vendimin për zgjedhjen e tij, Hoxha tha se kjo ishte një zgjidhje e përkohshme.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shteti ka njoftuar se po bëhen hetime për vrasjet e politike të bëra pas luftës në Kosovës. Hoxha ka thënë se është krejtësisht i pavarur në ushtrimin e profesionit të vet pas më nu është anëtar i LDK-së.

Hoxha ka premtuar se do të zgjidhet rasti i një lëndë që ka të bëjë me fëmijët e një zëvendësministri që po zgjat tash e nëntë vjet.

"Kosovës nuk i duhet që të jetë djep i terrorizmit, as rrugë tranzite e terrorizmit. Me të gjitha mjetet do ta luftojmë këtë dukuri që do ta rrezikonte Kosovën si shtet. Me koordinimin e punëve tona, Kosova nuk do të jetë shtet që do të burojë diçka e keqe edhe për shtetet tjera", tha ai.

"Ka raste, ka edhe ministra, sekretarë edhe deputetë janë duke u hetuar, por për natyrën e hetimeve, për të mos i penguar hetimet, nuk do të thellohem më tutje në informacione", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat