Nesër në mëngjes nis kalendarisht stina e vjeshtës

Lajme

Nesër në mëngjes nis kalendarisht stina e vjeshtës

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:43

Nesër (e martë) në orën 4 e 29 minuta, në vendin tonë, por dhe në tërë hemisferën veriore, do të nisë stina e vjeshtës.

Në po këtë kohë, në hemisferën jugore të Tokës, do të nisë stina e pranverës, njofton Zhurnal.

Dielli në Shkup do të lindë nesër në orën 6 e 23, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 30.

Dita pritet të zgjasë 12 orë dhe 7 minuta.

Ndërkohë, sinoptikanët parashikojnë për nesër mot të paqëndrueshëm dhe të freskët, me reshje lokale gjatë paradites, dhe me erë të fortë që do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale 21 gradë Celsius.

Stina e vjeshtës do të zgjasë deri në 22 dhjetor, ora 00:03, kur duhet të nisë stina e dimrit.zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat