Borxhlinjtë ndjekin TKK-në, drejtori kërcënon gazetarin

Lajme

Borxhlinjtë ndjekin TKK-në, drejtori kërcënon gazetarin

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 09:16

Menaxheri i restorantit “Liburnia”, Shaip Idrizi, nja pesë herë thotë të ketë qenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës për të kërkuar borxhin që ky institucion ia ka për darkën që kanë servuar tash më shumë se tre muaj. Sikurse Idrizi kanë vepruar jo pak të tjerë në kërkim të parave që ua ka borxh TKK-ja.
Me një kërkesë së cilës i janë bashkangjitur faturat, TKK-ja i është adresuar Ministrisë së Kulturës. Sipas kësaj kërkese të cilën e ka parë gazeta, vlera e faturave arrin mbi 7 mijë euro. Obligimet fillojnë qysh në ditët e para të punës së Valdet Avdiut, si drejtor i TKK-së. Punën e parë që kishte bërë ishte blerja e uniformave të portierëve. Rrobat që Avdiu i kishte blerë në fillim të muajit maj nuk janë paguar tash e gati pesë muaj.

Vetë Avdiu nuk ka pasur përgjigje për pyetjet e gazetës e zyrtarët
Afrim Dvorani, menaxher i qendrës tregtare për shitjen e materialeve ndërtimore “Bau Market”, ka thënë se duke filluar nga muaji maj TKK-ja ka marrë material.
“1.809 euro është borxhi”, ka thënë ai. Sipas tij, ndërkohë TKK-ja ka paguar disa fatura të vogla. Trarë e elemente të tjera ua kishte besuar në borxh.

“Ua lypim borxhin nganjëherë. E di që kanë të bëjnë me MKRS-në dhe i Ndër ata që i kanë kryer shërbime TKK-së e që ky institucion i ka borxh është edhe kompania “Gjini”.
“498 euro është borxhi. Më datën 9 qershor janë marrë tepihët”, ka qenë përgjigjja e kompanisë. Zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje dy herë kanë kërkuar paratë për mallin që ia kanë shitur TKK-së, por ende nuk i kanë marrë.

“Ata e dinë që e kanë këtë obligim. Edhe pak, edhe pak thonë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
E biznesi i parë që i ka dhënë veresi TKK-së së pas emërimit të Avdiut në postin e drejtorit ka qenë pronari i butikut “Indeks – 10”. Ai ka pranuar se TKK-ja i detyrohet 435 euro, por nuk e ka komentuar situatën.
Borxhet e Teatrit i kanë pranuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas përgjigjes së Zyrës për informim, në vazhdimësi vijnë fatura prej secilit institucion që MKRS-ja duhet t’i paguajë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu, ka kërcënuar gazetarin e “Kohës Ditore”, Shaban Maxharraj. Avdiu, i cili nuk ka pasur përgjigje për pyetjet e gazetës as në mënyrë elektronike e as në zyrën e tij, e ka marrë në telefon gazetarin tek pasi ka parë pyetjet.
“E di kush është duke ju dhënë informacion, por mos m’u përzieni në gjëra të hapura. Nuk është korrekte kjo”, i ka thënë ai gazetarit, tek gjatë gjithë kohës ka sharë. Në bisedë e sipër ka thënë se ende nuk ka bërë pagesa, por nuk është çështje e gazetarëve të pyesin për këso çështjesh.

“Në gjëra të mbyllura mund të keni qasje”, ka thënë ai. Në shtatë minuta bisedë, gjatë gjithë kohës, ka sharë tek ka kërkuar që edhe të sharat t’i publikohen në gazetë. “Shiko mirë se çka je t’u ba”, ka thënë ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat