Capussela këshillon Bllokun: Kërcënoni me protesta dhe dobësojini Presidenten e Gjykatën Kushtetuese

Lajme

Capussela këshillon Bllokun: Kërcënoni me protesta dhe dobësojini Presidenten e Gjykatën Kushtetuese

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:30

Ish-funksionari i Zyres se ICO ne Kosove, Andrea Lorezno Capussela, , i cili shpesh bën kritika rreth proceseve politike në Kosovë, se fundi nga distanca ka bërë thirrje që Kosova të bëjë revolucion.
Ne një tekst autorial, Capussello decidivisht ka dhëne disa këshilla sesi të zgjidhet situata politike në Kosove.

Këshilla përfundimtare e tij është thirrja për një revolucion ne Kosovë.

“Shkurtimisht këshilla ime është”:

1. Shmangeni shpërndarjen e Kuvendit me të gjitha çmimet.

2. Dobësoni presidenten dhe Gjykatën Kushtetuese.

3. Pranoni një kandidatë konsensual si kryetar Kuvendi.

4. Luani të gjitha kartat në përpjekën e dytë për formimin e një qeverie.

5. Kërcënoni me një kryengritje të protestash reale nëse nuk u jepet e drejta e mandatarit, nëse PDK-ja dështon në përpjekjen e parë”, ka shkruar Capussela në një tekst autorial në Koha Ditore.

Por, kjo thirrje për revolucion ne ketë kohe kur Kosova nuk ka arritur te zgjidhe institucionet e saja, sipas Kodit Penal te Kosovës, perben veper penale.

Sipas kapitullit XIV te këtij Kodi, rezulton se Capussello ka konsumuar këto vepra penale duke bërë thirrje për rrënimin e institucioneve te Republikës se Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat