Haziri: Normaliteti dhe stabiliteti institucional mund të rrezikohen seriozisht

Lajme

Haziri: Normaliteti dhe stabiliteti institucional mund të rrezikohen seriozisht

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:28

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri i cili është edhe pjesë e kryesisë së LDK-së në qendër thotë se situata pas zgjedhore në Kosovë po e ngulfat agjendën zhvillimore komunale të Gjilanit dhe të Anamoravës.
Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit dhe pjesë e kryesisë së LDK-së është i brengosur me vonesat rreth krijimit të institucioneve qendrore të cilat edhe po ndikojnë në ndaljen e zhvillimit ekonomik të komunave të Anamoravës raporton rajonipress.

Haziri tha për rajonipress se situata pas zgjedhore në Kosovë po e ngulfat agjendën zhvillimore komunale të Gjilanit dhe të Anamoravës.”Gjilani me të drejtë ka pritur që me Qeverinë e re dhe me rishikimin buxhetor me ndal diskriminimin politik e buxhetor. Poashtu edhe në nivel republikan jeta ka “ngecje” dhe normaliteti e stabiliteti institucional mund të rrezikohet seriozisht”.

Haziri tha se pas Konferencës së Berlinit Kosova duhet të reagojë me mençuri e guxim politikë.”Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë është detyrë urgjente. LDK dhe blloku i ndryshimit dhe kthimit të shpresës ka tre opsione për dalje nga ky ngërç politik dhe këto opsione duhet t`i pranoj drejtë PDK dhe koalicioni parazgjedhor” tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat