Kush i zgjodhi kostumin Obamas?

Lajme

Kush i zgjodhi kostumin Obamas?

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 00:55

Kjo fjali ishte pjesë e përgjigjes së presidentit nëse ka nevojë për aprovimin e Kongresit për të hyrë në luftë në Siri.

Për gazetarin veteran, Michael Kinsley, kjo është një gafë tipike politike.

Sipas tij, kjo ndodh kur një politikan tregon të vërtetën, që nuk duhet ta thoshte.

Disa gazetarë të tjerë thonë se kjo frazë tregon se çfarë shkon gabim me politikën e jashtme të Obamës.

“Të organizosh një luftë, të artikulosh një strategji, të arrish një fitore- të gjitha këto do e bënin presidencën e

Obamës një presidencë lufte. Por të jesh president lufte nuk përputhet me vetë- imazhin e Barack Obama's,”shkruan William Kristol.

Politikanët republikanë e quajnë këtë të papranueshme.

Por pavarësisht kësaj deklarate, rrjetet sociale dhe mediat kanë vluar me komente mbi kostumin gri të presidentit amerikan.

“Perandori nuk ka shije në kostume,” shkruan Mark Hemmingway i “Weekly Standard”.

“Obama zotohet që të mposhtë këdo që e bëri të veshë këtë kostum,” shkruan Josh Barro në “New York Times”.

“Obama shpreson ta frikësojë Vladimir Putin me këtë kostum,” komenton Ben Shapiro nga “Truth Revolt”.

Brian Beutler i “New Republic” shkruan: “Nuk e kapa dot çfarë tha Obama, por duke gjykuar fotot, them se problemi

janë palat dhe fakti që nuk i bie fiks”.

“Kush ia dha presidentit Obama këtë kostum të vjetër kishe nga dollapi i babait tim,” tallet Wesley Lowery nga “Washington Post”.

“Kostumi i Obamës tërheq më shumë vëmendje se fjalët e tij? Mirësevini në jetën e përditshme të Zonjës së Parë,” thotë Laura Basset nga “Huffington Post”.

Por duket se mesazhi fitues ishte ai i kongresmenit, John Dingall, që do dalë shpejt në pension.

“Nuk shoh asnjë problem me kostumin,” shkroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat