Shqiptarët nuk lejojnë kthimin e serbëve në Mushtisht - bllokojnë rrugën (Foto)

Lajme

Shqiptarët nuk lejojnë kthimin e serbëve në Mushtisht - bllokojnë rrugën (Foto)

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 11:08

Mbi 300 banorë të fshatit Mushtisht kanë bllokuar rrugën në qendër të fshatit dhe kanë ndaluar autobusët e mbushur me serbë që dojnë të kthehen në fshatin Mushtisht. ​
Autobusët kanë ardhur në ora 8:00 dhe ende nuk kanë mundur që të hynë në fshat.
Protestuesit po bllokadën po e shoqërojnë më thirrjet : “UÇK, UÇK…”, “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit”,”Mushtishti nuk ka vend për kriminela”. Përkundër përpjekjes së komandatit të policisë, Arsim Berisha për të biseduar me organizatorët, ata nuk po pranojnë. TherandaPost gjendet në fshatin Mushtisht për të raportuar çdo ndodhi aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat