Ngërçi politik në Kosovë

Lajme

Ngërçi politik në Kosovë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:15

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë se nuk do t'i krijojnë mundësi Partisë Demokratike që të zgjedhë kryetarin e Parlamentit apo të formojë qeverinë e re të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës anuloi zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit duke i njohur të drejtën për këtë çështje Partisë Demokratike e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të tetë qershorit, por, ajo nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të formuar institucionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat