Koalicioni, as nuk do të ketë qeveri Thaçi, as negociata!

Lajme

Koalicioni, as nuk do të ketë qeveri Thaçi, as negociata!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:01

A ndodhet vërtetë Kosova para një udhëkryqi si kurrë më parë?! Pretendentë për krijimin e qeverisë janë dy figura mjaft pak të dashura nga opinioni, dhe mbase në një kohë normale, atë vështirë se do të mund të gjendeshin edhe në pjesën e fundit të listave për votim.

Por, sot është krejt ndryshe. Gara për të krijuar institucionet duket se tashmë vërtetë ka hyrë në një qorrsokak. Tanimë ndodhemi në tunel, por fundi i tij nuk shihet, drita mungon!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë filluar menjëherë reagimet se kush do ti formojë këto. Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës thonë se atyre ju takon e drejta e formimit të tyre, por mendim të njëjtë kanë edhe Blloku, apo koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA.

Publicisti dhe analisti, Nexhmedin Spahiu thekson se vendimi i Kushtetueses e detyron domosdoshmërishtë LAN-in të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Dhe kësisoj, ky koalicion të arrijë 2/3 e Parlamentit dhe pastaj kjo i mundëson LAN-it dhe VV me i heqë të gjitha barrierat, qoftë edhe me e ndërrua Kushtetutën me i pastrua institucionet e pavarura nga PDK-ja. Vendimi i Kushtetueses ka qenë gabim trashanik i Hashim Thaçit (po them i Hashim Thaçit, për shkakun se Enver Hasani nuk është njeri me integritet profesional e moral). Po e quaj gabim rezistencën e tij në dorëzimin e pushtetit:, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat