Konfiskohen dru nga prerësit ilegalë të pyjeve

Lajme

Konfiskohen dru nga prerësit ilegalë të pyjeve

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:31

Dejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Podujevës (DBPZHR), vazhdon me angazhimin për mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë.

Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta në mes të DBPZHR të Komunës së Podujevës dhe Policisë së Kosovës, dje dhe sot, në Podujevë janë konfiskuar mbi 40 metër kub dru.

Sasia e druve është konfiskuar pasi, gjatë kontrollit nga zyrtarët e DBPZHR dhe Policisë së Kosovës, pronarët e druve nuk posedonin dokumentacion përcjellës.

Vezir Januzi, drejtor i DBPZHR tha se aktivitetet për mbrojtjen e pyjeve do të vazhdojnë.

“Unë, si drejtor, së bashku me zyrtarët të tjerë dhe në bashkëpunim të përhershëm me Policinë e Kosovës, do të vazhdojmë me aksione të tilla. Pyjet janë pasuri e vendit tonë, prandaj me të gjitha kapacitetet tona do të angazhohemi në mbrojtjen e tyre”, tha Januzi.

Krahas konfiskimit të druve, për prerësit ilegal të pyjeve do të iniciohen edhe procedura gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat