Ahmeti: Zgjidhje për qenët endacak, prioritet është siguria publike

Lajme

Ahmeti: Zgjidhje për qenët endacak, prioritet është siguria publike

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 13:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunalë të Prishtinës do të diskutohet për zgjedhjen e problemeve të qeneve endacak në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se janë përgatitje të rregullores për mbajtjen e qenëve, në mungesë të udhëzimit administrativ të qeverisë.

“Javen e ardhshme, në mbledhjen e rregulltë të Kuvendit Komunal të Prishtinës do të kemi diskutim me anëtarët e Kuvendit për problemin e qenëve endacak në Prishtinë.

Do ti diskutojmë statistikat, dhe opcionet para nesh. Jemi në përgatitje të rregullores për mbajtjen e qenëve, në mungesë të udhëzimit administrativ të qeverisë.

Pas këtij diskutimi do ta bëjmë edhe diskutimin publik. Asnjëra zgjidhje nuk është e lehtë por në këtë moment prioritet është siguria publike”, thuhet në njoftimin e Ahmetiti. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat