Nesër dezinsektohet Prishtina

Lajme

Nesër dezinsektohet Prishtina

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 13:53

Komuna e Prishtinës njofton se nesër do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Përmes një njoftimi për media, Komuna ka bërë të ditur orarin e dezinsektimit:
22 korrik – Lagja Aktash, Lagja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

23 korrik – Lagja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Bërnice (Rreth Përroit), Vreshtat dhe Kolovica;

24 korrik – Lagja Lakrishtë, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Hajvali, Zona Industriale dhe Lagja NIC;

25 korrik – Lagja Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit dhe Kalabria;

26 korrik – Lagja Taslixhe, Velani, Mat, Sofalia, Taukbahqe dhe Gërmi;

Poashtu bëhet e ditur se aktiviteti mund të pezullohet vetëm nëse ka ndryshime të kushteve klimatike, nëse ka erë të fortë apo reshje.
"Lusim të gjithë qytetarët që gjatë orëve kur kryhet ky proces në lagjet përkatëse, të mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Ftohen gjithashtu bletarët që të kenë kujdes për bletët gjatë orëve të dezinsektimit në lagjet e tyre', thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat