Thaçi në Konventë, shokët e luftës në arrati

Lajme

Thaçi në Konventë, shokët e luftës në arrati

Më: 20 maj 2014 Në ora: 17:50

Lideri i PDK-së pritet të nominohet për herën e tretë kandidat për Kryeministër të vendit gjatë një konvente që do të mbahet pas pak minutash. E derisa Thaçi pritet të marrë bekimin nga partia për kandidaturën policia po ka nisur kërkimet për Grupin e arratisur të Drenicës.
Partia Demokratike e Kosovës pritet për pak minuta të fillojë konventën ku pritet të bëhet nominimi i Hashim Thaçit për Kryeministër.

Thaçi gjatë ditës e ka paralajmëruar këtë aktivitet.

"Pas pak orësh do të nis konventa e PDK-së ku do të prezantoj programin e plotë të Misionit të Ri i cili synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ky program është më cilësori në këtë garë, përmban një vizion të qartë për të ardhmen, është hartuar nga ekspertët më të zotë të vendit dhe i jep më së miri përgjigje nevojave, interesave dhe aspiratave të qytetarëve kosovarë. HTH" ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat