Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Tokës

Lajme

Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Tokës

Më: 22 prill 2014 Në ora: 08:46

Në gjithë botën, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës. Idea për këtë ditë është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik.

Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.

Dita e planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe të njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore etj.

Edhe në Kosovë janë organizuar shumë aktivitete për këtë ditë. Komuna e Obiliqit e cila njihet si komuna më e ndotur në Kosovë, do të pastrohet.

Drejtoria për Mbrojtjen Mjedisit e kësaj komune e ka marrë përsipër këtë organizim e cila në një aksion i cili do të organizohet në këtë qytet do të mundohen ta pastrojnë. Aksioni do të fillojë në orën 9:00.

Për këtë ditë po ashtu organizohet edhe ekspozitë me punimet e nxënësve, do të mbillen lule dhe do bëhet pastrimi i hapësirës përreth shkollës fillore ‘Iliria’ në Milloshevë të Obiliqit. Ky aksion do të bëhet në këtë shkollë në ora 11:00. Ndërsa, në po këtë orë i njëjti organizim do të bëhet edhe në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Organizime do të ketë edhe në disa shkolla në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat