Rritet numri i të rinjve me varësi të theksuar nga alkooli

Lajme

Rritet numri i të rinjve me varësi të theksuar nga alkooli

Më: 6 prill 2014 Në ora: 11:08

Numri i të rinjve por edhe i femrave që kanë probleme me alkoolin po vjen në rritje.
Sipas të dhënave të repartit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çdo ditë paraqiten 10 persona të alkoolizuar, ku një numër i madh i tyre janë adoleshentë.

Ky numër, në ditë festash dhe sidomos gjatë fundjavës, kur të rinjtë dalin për jetë nate, dyfishohet.

Sipas shefit të shërbimit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj, të rinjtë nën moshën 30 vjeç përbëjnë gati 30 për qind të rasteve që shtrohen, sepse kanë probleme madhore të varësisë ndaj alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat