PD’ja themelon nëndegë në Vërnicë të Vushtrrisë

Lajme

PD’ja themelon nëndegë në Vërnicë të Vushtrrisë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 20:05

Partia e Drejtësisë ka themeluar nëndegë në fshatin Vërnicë të Komunës së Vushtrrisë.
Në Kuvendin Zgjedhor ishin të pranishëm 48 delegatë të cilët zgjodhën kryetar Faik Kabashin edhe kryesinë e kësaj nëndege.

Kryetari i PD-së, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, me këtë rast ka deklaruar se kjo parti është në vlugun e saj të punës dhe se shumë shpejt do të shtrihet në mbarë vendin.

Ndërsa kryetari i degës së PD-së në Vushtrri Abdullah Klinaku ka shtuar se janë duke punuar intensivisht që kjo parti të gjen shtrirje në çdo cep të kësaj komune, njofton kjo parti.

Ai ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PD-ja në këtë rajon do të ketë rritje të dukshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat