Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabdandoi mallra me veturë private

Lajme

Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabdandoi mallra me veturë private

Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:41
Nexhdet Bajrushi

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar policor të dyshuar për kontrabandë me mallra, si dhe ka rekomanduar suspendimin e një udhëheqësi të ndërrimit të policisë kufitare. Suspendimi i policit të dyshuar erdhi pas dyshimeve të ngritura për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Media ka mësuar se polici i suspenduar është Nexhdet Bajrushi, zyrtar policor në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.

Ai dyshohet se ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private.

Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe të udhëheqësit të ndërrimit në pikën kufitare Qafë Prushi në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Lab Bytyqin.

Ndryshe, për rastin ka njoftuar edhe IPK-ja dhe e kanë konfirmuar inicimin e hetimit.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, hetuesit e IPK-së kanë gjetur se zyrtari policor (me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë)  ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private. Hetuesit e IPK-së kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe të dyshuarin (zyrtarin policor) dhe në konsultim me Prokurorinë kane iniciuar rastin “Kontrabandim me mallra”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat