Trajkoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, pranimi i gabimit

Lajme

Trajkoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, pranimi i gabimit

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:53
Momçillo Trajkoviq

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb dhe anëtari i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Trajkoviq, ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës do të jetë pranim i gabimit, vetëm se askush nuk do të jep përgjegjësi.

“Këto nuk do të jenë zgjedhje demokratike, siç nuk kanë qenë kurrë më parë. Ata do të shkojnë kolektivisht, do t’i shantazhojnë njerëzit me ekzistencë dhe populli do të shkojë t’i votojë ata që i rrënuan, në vend që t’i ndëshkojnë, ata do të shpërblehen, gjë që është një paradoks. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë, që ata që e rrënuan të gjithë situatën, tani po shkojnë për një fitore të re, pra po festojnë humbjen e popullit të tyre”, ka thënë Trajkoviq.

Duke komentuar deklaratat e udhëheqjes së Partisë Përparimtare Serbe se zgjedhjet për Komunën e Beogradit nuk janë vetëm çështje e problemeve komunale dhe infrastrukturës komunale, por se bëhet fjalë për mbrojtjen e Serbisë dhe Kosovës, Trajkoviq ka thënë se politika e Vuçiqit ka pësuar disfatë.

“Sovraniteti mbi Kosovën përfundoi në kontejnerë jashtë kufijve të Kosovës. Dhe Kosova është një faktor shumë i rëndësishëm, një instrument përmes të cilit qeveria e Vuçiqit fitoi pushtetin këtu, manipuloi njerëzit, jo vetëm këtu, por edhe në vet Serbinë, dhe kjo gjithmonë ka kontribuar shumë që fitorja e tij të jetë ashtu siç është. Tani, kriza e pushtetarëve në Beograd, mundësia që ata të humbasin, dhe derisa çështjet lokale janë shpenzuar, janë të dukshme dhe ta hedhim në lojë politikën kombëtare, Kosovën. Është turp që sot në Beograd në luftën për pushtet të përmendet Kosova”, ka thënë Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat