Fadil Geci – një personalitet i pathyeshëm!

Lajme

Fadil Geci – një personalitet i pathyeshëm!

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:13
Fadil Geci

Fadil Geci, deputeti i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga Drenica pas luftës, bashkëpunëtori i dr. Ibrahim Rugovës që nga themelimi i LDK-së, e deri në vdekjen e tij, sot feston ditëlindjen.

“Një personalitet i pathyeshëm, qëndrestar para të gjitha përballjeve. Roli yt, Fadil Geci, për ndërtimin e bazës së shtetit, do të shkruhet me germa të veçanta”.

Kështu shkruan djali i Fadil Gecit, Graniti në një postim në Facebook, për ditëlindjen e 63 të tij.

Ai ndër tjera e ka cilësuar Fadilin jo vetëm si prind të shkëqlyer por edhe si njeri që i ka dhënë shumë këtij vendi, si personalitet për të cilin do të shkruaj historia.

Postimi i plotë:

PËR DITËLINDJEN TËNDE FADIL GECI (BABI)

Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time. Një ditë e veçantë për farefisin tonë, për familjen e madhe Geci, për shtatë vëllezërit, sepse Bajraktarët e Llaushës kanë rrënjë të shtrira e të forta. Fadil Geci, jam krenar me Ty!

Unë jam rritur dhe jam edukuar nën emrin tënd. Prandaj, mburrem kur them, "Jam djali i Fadil Gecit"

Tani që jam vetë prind, e kuptoj shumë më shumë çfarë do të thotë të ruash familjen dhe kombin. Sakrifica jote për familjen dhe vendin është unike, është shembull për ne. Ajo do të mbetet pjesë e historisë, ku do të shkruhet për angazhimin tënd deri në përballje me vdekjen. Do të shkruhet për organizimet e para për liri, për përballjet e drejtpërdrejta me armikun... Në histori do të shkruhet edhe për rolin tënd në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si për ato të parat në fillim të viteve '90 dhe të institucioneve lokale e qendrore pas luftës. Një personalitet i pathyeshëm, qëndrestar para të gjitha përballjeve. Roli yt, Fadil Geci, për ndërtimin e bazës së shtetit, do të shkruhet me germa të veçanta.

Jo rastesisht presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova të kishte zgjedhur të ishe afër tij, në të gjitha proceset më të rëndësishme per Kosovën.

Fadil Geci, je një figurë emblematike shqiptare, me të cilën do t'i edukoj e do t'i frymëzoj edhe femijët e mi. Fadili, i riu, nipi yt dhe djali im i madhi, do ta mbajë me nder këtë emër, ashtu siç e ke mbaitur me nder e krenari edhe Ti emrin families së madhe, emrin e Bairaktarit të Llaushës. Shëndet e të paçim gjatë, Fadil Geci (Babi)!

Graniti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat