“40 minuta deri sa i kemi nxjerrë jashtë”/ Aksidenti tragjik në Vushtrri, flet familjari i 25-vjeçares në gjendje të rëndë

Lajme

“40 minuta deri sa i kemi nxjerrë jashtë”/ Aksidenti tragjik në Vushtrri, flet familjari i 25-vjeçares në gjendje të rëndë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 23:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës në Vushtrri.

Nga ky aksident ka humbur jetën humanisti Mentor Merovci dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë. Në mesin e të lënduarve është edhe Laureta Merovci e moshës rreth 25 vjeçare.

Një familjar i saj në kushte anonimiteti ka rrëfyer detaje nga aksidenti tragjik.

Sipas këtij familjari, Laureta është e shtrirë në koma për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të saj. Familjari ka thënë se iu janë dashur 40 minuta ta nxjerrin nga vetura e aksidentuar.

“Kanë qenë dy familjet Merovci. Laureta Merovci ka qenë në veturën tjetër që është goditur. Edhe ajo është në gjendje shumë të rëndë. Afër 40 minuta deri e kena çelë derën me e nxjerrë jashtë”, ka thënë ai.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur humanisti Mentor Merovci.

Hoxha Besfort Maxhuni, hoxhë në xhaminë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se në mesin e të lënduarve nga aksidenti është edhe djali 20-vjeçar i tashmë të ndjerit Mentor Merovcit.

”Vëllau Mentor Merovci Allahu e mëshiroftë në aksident ka patur me veti edhe djalin 20 vjeqar që tani është në spital”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat