Ky është 55-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Klinë

Lajme

Ky është 55-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Klinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:25
Agim Tafili

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtaricë të Klinës, ku një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar, si pasojë e përplasjes mes dy veturave. Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Media mëson se i ndjeri që humbi jetën tragjikisht është Agim Tafili, 55-vjeçar.

Nga Policia kanë njoftuar se tre personat që pësuan lëndime janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat