E rëndë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Deçan

Lajme

E rëndë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Deçan

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:17
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Zenel Llukoviq, 56-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Lajmi u konfirmua për Sinjalin edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Ekipet përkatëse kanë dalur në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat