Dalin pamjet e arrestimit të qytetarit për tentim vjedhje në një barnatore në Prishtinë

Lajme

Dalin pamjet e arrestimit të qytetarit për tentim vjedhje në një barnatore në Prishtinë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të hënën një person ka tentuar të kryejë një grabitje në një barnatore në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara shihet se i dyshuari është vënë në pranga nga Policia.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë.  Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndaj tij, sipas Policisë, kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat