Vuçiq e quan të mjerueshme opozitën, shkak qëndrimi për Kosovën

Lajme

Vuçiq e quan të mjerueshme opozitën, shkak qëndrimi për Kosovën

Nga: F.B. Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 10:01
Aleksandar Vuçiq

Vuçiç ka sulmuar sot të gjithë ata që e kundërshtojnë posaçërisht opozitën duke e quajtur të mjerueshme, posaçërisht pas deklaratës nga opozita se “Vuçiç ka humbur besueshmërinë dhe nuk mund të udhëtoj si përpara, pas gërmimit të mjerueshëm”, duke u shpreh se shpejti udhëton në Paris te Macron, ndërsa sjelljen e opozitës ndaj Kosovës e ka quajtur mjerane, shkruan “”Politika” transmeton “Bota Sot”

“Dua ta njoftoh Vladeta Jankoviçin se së shpejti shkoj në Paris, përsëri tek Macron, ku do ketë mysafir të shquar, e ata (opozita) do jenë në nivelin e euro-deputetëve gjithë njëjtë si Shider e Cramon”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë Vuçiç duke komentuar deklaratën e Jankoviç rreth rastit të Banjes pas të cilit sipas tij, Vuçiç ka humbur besueshmërinë e perëndimit dhe kjo shihet si trajtohet në takimet ndërkombëtare, ku nuk po ka mundësi më të pi konjak, theksoi se ai udhëton për Paris edhe do takohet me Makron dhe shumë liderë tjerë mysafir.

Ndërsa rreth Banjes, ku e quajti Vuçiçin si gërmues mjeran tash e disa vjet, Vuçiç ju kundërpërgjigj duke e quajtur opozitën mjerane me qëndrimin rreth Kosovës.

"Gërmim mjeran sepse nuk po e pranoj Kosovën? Gërmimi imshtë heroik se nuk po pranoj Kosovën, ndërsa sjellja e tyre është mjerane” duke shtuar se dita më e rëndë në vitet e fundit ishte ajo pas Banjes, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat