Moska e vendos në listën e zezë ruse emisarin për Ballkanin që e ka përkrahur vazhdimisht sovranitetin e Kosovës

Lajme

Moska e vendos në listën e zezë ruse emisarin për Ballkanin që e ka përkrahur vazhdimisht sovranitetin e Kosovës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë publikoi një “listë të zezë” me emrat e përfaqësuesve të institucionit ushtarako-politik dhe komunitetit shkencor e akademik të Britanisë së Madhe.

Siç thuhet nga qeveria ruse, kjo është një përgjigje sië pretendojnë ata ‘ndaj kursit të vazhdueshëm konfrontues të Londrës, brenda së cilës bëhen përpjekje “për të demonizuar Rusinë, narrativat anti-ruse janë shpikur në mënyrë aktive për të zvogëluar ndikimin e Moskës në arenën ndërkombëtare”’.

Në listë është edhe Lordi Stuart Peach, i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor i cili është mysafir i shpeshtë në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Peach, e ka përkrahur në vazhdimësi integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe e ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Banjskë.

Ai, po ashtu i ka dënuar vazhdimisht politikat secesioniste të strukturave qeverisëse të entitetit të Republikës Serbe në Bosnjë, të udhëhequr nga Milorad Dodik. Ka mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.

Më poshtë është një listë e shtetasve britanikë të cilëve tani u ndalohet hyrja në Federatën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat