Politikani serb fton në debat Muratin e Ismailin: Të përgjigjen në pyetjet tona për dinarin

Lajme

Politikani serb fton në debat Muratin e Ismailin: Të përgjigjen në pyetjet tona për dinarin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 08:22
Aleksandër Arsenijeviq

Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Arsenijeviq ka ftuar ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili në lidhje me rregulloren e re, ku përfshihet edhe çështja e dinarit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se po e bënë një gjë të tillë për shkak të “paqartësive” në rregulloren e re të BQK-së.

Ai ka thënë se aty do të jepej mundësia për t’u përgjigjet në lidhje me pyetjet dhe shqetësimet rreth kësaj.

“Duke marrë parasysh paqartësitë mbi implikimet e rregullores së BQK-së, po ftoj publikisht Guvernatorin e BQK-së, z.Ismaili dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati në një debat publik ku do të kishin mundësinë të përgjigjeshin në pyetjet dhe shqetësimet tona në lidhje me këtë.” – ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat