“Nënë Tereza e ka vendin në ferr”, Milazim Krasniqi i përgjigjet Fahri Xharrës pas akzuave

Lajme

“Nënë Tereza e ka vendin në ferr”, Milazim Krasniqi i përgjigjet Fahri Xharrës pas akzuave

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Fahri Xharra

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj akuzave të Fahri Xharrës.

Ai e ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka fyer Nënë Terezën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pretendimet e Xharrës janë shpifje.

Ai ka kërkuar nga Xharra që të fshijë postimin e tij dhe t`i kërkojë falje, ose do të përballet me rrugë ligjore.

“Sapo e pashë një postim të përsëritur të Fahri Xharrës, ku kishte shpif se gjoja kam thënë disa etiketime për Nënën Terezën. Kurrë në jetën time nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për nobelisten shqiptare. Nuk arrij ta kuptoj nga çfarë motivesh të ulëta niset një njeri në moshë të shtyrë si Fahri Xharra, për të shpif e për të gënjyer në mënyrë aq të ulët. Në një letër që i shkrova, i kërkova ta fshijë atë shpifje dhe të më kërkoj falje për dëmin që më ka shkaktuar. Nëse nuk e bën, që nesër do të ndjek rrugët ligjore për t’u mbrojtur nga ajo shpifje e ulët”, ka shkruar Krasniqi.

Kurse Xharra ka pretenduar se Krasniqi i ka dhënë edhe epitete tjera nobelistes shqiptare.

“Milazim Krasniqi e ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun e quan prostitutë, cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para” ( 2016 )”, ka shkruar Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat