Oda ekonomike e Serbisë: Ndalimi i importit të mallrave nga Serbia shkaktoi dëme rreth 150 milionë euro

Lajme

Oda ekonomike e Serbisë: Ndalimi i importit të mallrave nga Serbia shkaktoi dëme rreth 150 milionë euro

Nga: F.B. Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Ekonomia e Serbisë me ndalesën e futjes së mallrave në Kosovë nga qershorti 2023 kur i vendos ndalesa deri me një janar 2024 u dëmtuar për rreth 150 milionë euro theksoi drejtuesi i Qendreës për bashkëpunim në Odën Ekonomike të Serbisë Aleksandar Radovanoviç, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai tha për “Beta” se me 14 qershor qeveria e Kosovës vendosi ndalesën për të gjitha mallrat, por me 14 lejoi vetëm ato që kishte nevojë "ata e panë se edhe ekonomia e Kosovës mund të ketë pasoja nga ndalesa, por pastaj e lejuan importin e lëndës së parë”.

Ndalesa e importit të mallrave nga Serbia nga 8 korriku nuk zbatohet për lëndë të para, gjysmë-produkte, plehra minerale, pajisje dhe ushqime për kafshë. Çdo gjë që mund të jetë e nevojshme për prodhim dhe finalizim më pas importohet por jo mallrat për shitje.

Në qershor vlera e mallrave të eksportuara nga Serbia në Kosovë ishte 40,7 milionë euro në vitin 2022, ndërsa vitin që shkoi ajo ra në 16,7 milionë euro apo 59 për qind më pak.

Vetëm në korrik 2022 nga Serbia në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerën 45 milionë euro, ndërsa në korrikun 2023 vetëm 17 milionë apo 62 për qind më pak.

Në gusht 2022 nga Serbia janë eksportuar 45 milionë euro mallra, ndërsa një vit më pas gusht 2023 vetëm 21 milionë euro, që shënon ulje për 52 për qind.

Në periudhën korrik-nëntor 2022 eksporti kishte vlerën 177,5 milionë euro, ndërsa periudha e njëjtë një vit më pas 2023 vetëm 83,4 milionë euro apo 53 për qind më pak.

Radovanoviç tha se dëme të konsiderueshme po pësojnë edhe kompani ndërkombëtare që punojnë në Serbi që eksportojnë 40 për qind të mallrave si prodhime finale.

"Këto kompani eksportojnë ushqime, pije, prodhime higjienike dhe gjithçka që ka në markete për harxhime familjare” tha Radovanoviç.

Serbia në anën tjetëe nga Kosova importon kryesisht çelik, hekur, perime të freskëta, plastikë, lëkura, pije, celulozë druri etj, tha zyrtari i odës ekonomike të Serbisë.

Vlera e importit nga Kosova në 10 muajt e 2023 ishte 37,1 milionë euro, që është për 15,6 për qind më i ultë se në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat