Dy ish-policët serbë dëshmojnë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Lajme

Dy ish-policët serbë dëshmojnë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:21
Pamje nga gjykata

Janë dëgjuar dy dëshmitarët e fundit në rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Përpara trupit gjykues dëshmuan dy ish-policë.

Ish-policja, Mirsada Omeragic, tregoi për veprimet që kanë marrë në ditën kritike.

Ajo mohoi mundësinë e dëmtimit të provave nga lëvizja e njerëzve aty.

Kurse dëshmitari tjetër, tregoi se një komision hetimor në kuadër të Policisë, ishte formuar pak ditë pas ngjarjes.

Ai potencoi se në vendngjarje kishin ardhur edhe njësitë policore nga Prishtina, me të cilët së bashku kanë shikuar vendin e ngjarjes.

Për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat