Staniç: Humbjet e Serbisë për shkak të ndalimit të futjes së mallrave serbe në Kosovë tejkalojnë 120 milionë euro

Lajme

Staniç: Humbjet e Serbisë për shkak të ndalimit të futjes së mallrave serbe në Kosovë tejkalojnë 120 milionë euro

Nga: F. B. Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Bojan Staniç

Për 6 muaj sa është në fuqi ndalimi i futjes së mallrave serbe në Kosovë, sipas vlerësimeve të Odës ekonomike të Serbisë janë mbi 120 milionë euro, ka thënë Bojan Staniç nga sektori për strategji në odën ekonomike, duke përkujtuar se me vendim të qeverisë së Kosovës nga 15 qershori ndalohet futja e produkteve serbe në Kosovë bile edhe lënda e parë, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo bllokadë sipas tij ndikon në sektorin tregut dhe qytetarët, që detyrohen të furnizohen me produkte konkurruese nga vendet tjera, ashtu që produktet serbe në Kosovë janë zëvendësuar me produkte nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bullgaria.

"Periudha e bllokadës nga qershori deri tash është e dëmshme kur dihet se brenda vitit shkëmbimi tregtar ka qenë mbi 500 milionë euro”, tha ai

Sipas Staniç situata "është e ndërlidhur me statusin përfundimtar të Kosovës, edhe pse Prishtina me bllokimin e mallrave shkel marrëveshjen CEFTA dhe iniciativat tjera rajonale që synojnë integrimin e Ballkanit në treg unik sipas Procesit të Berlinit. Me këtë masë ata dëmtojnë edhe ekonominë e vetë. Kompanitë që eksportojnë mallra në Kosovë kryesisht janë ndërkombëtare nga kapitali i huaj”, tha Staniç.

Ai lavdëroi bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës, që së bashku kanë kërkuar tejkalimin e mospajtimeve politike duke i hap rrugë funksionimit normal lëvizjes ë mallrave dhe kapitalit por edhe me faktin se dëmi kryesor i shkaktohet Kosovës.

"Bllokada nuk ka ndikuar shumë në kompanitë eksportuese, por në nivelin e përgjithshëm paraqesin problem të mëdha Më serioze është klima dhe mungesa e thithjes së investimeve nga Ksoova, qoftë nga rajoni apo Evropa”, tha Staniç, që beson se kjo ndalesë do hiqet.

“Bazuar nga përvoja e shkuar, bllokada do largohet në një moment dhe kjo varet nga përparimi në bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së dhe presionin nga ndërmjetësit”, tha ai.

Ai përkujtoi masat e bllokimit që ishin për një periudhë më të gjatë se tash "Kur u hoqën taksat në mallrat serbe, brenda një viti tregu u stabilizua sikur që ishte përpara. Posaçërisht në faktin e eksportit, pasi pak importohet nga Kosova dhe aty ka suficit”, tha Staniç. 

Sipas tij “Ekonomia duhet tejkaloj problemet politike që ekzistojnë në të gjithë rajonin, ati mund të sjellin përfitime të përkohshme politike, por në periudhën afatgjate rrënojnë potencialet ekonomike dhe shtrohet pyetja a mund të kthehen në gjendjen e mëparshme”, përfundoi Staniç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat