E dhimbshme: Ky është i riu nga Podujeva që ndërroi jetë pasditen e sotme, Bulliqi ngushëllon familjen

Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu nga Podujeva që ndërroi jetë pasditen e sotme, Bulliqi ngushëllon familjen

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:31
Shpejtim Bulliqi

Është ndarë nga jeta në moshë të re, Valdet Sallahu nga komuna e Podujevës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë për të ditur të afërmit e tij, si dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Shokët e familjarët e të ndjerit e përshkruajten të riun si një djalë shembullor e tejet punëtor duke shtuar se me të kishin vetëm momente të mira.

Teksa, fjalë të mira për të pati edhe vetë Bulliqi, i cili i shprehu ngushëllimet e tij familjes Sallahu.

Image
I ndjeri Valdet Sallahu

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e të riut, Valdet Sallahu i cili ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Të gjithë ata që patën rastin ta njohin Valdetin ndajnë vetëm fjalë e kujtime të mira me të. Ndaj dhimbjen e madhe me familjen, miqtë e farefisin e të ndjerit, si dhe ju shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta e më të dashurit të tyre”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat