Daçiq nuk e lejon kundërshtarin politik ta shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit, madje e mohon se është nënshkrues i saj

Lajme

Daçiq nuk e lejon kundërshtarin politik ta shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit, madje e mohon se është nënshkrues i saj

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Millosh Jovanoviq dhe Ivica Daçiq.

Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS) publikoi një video të paraqitjes së përbashkët të liderit të DSS-së së Re, Millosh Jovanoviq dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq.

Ky i fund nuk lejoi Jovanoviqin të shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit gjersa Daçiq e mohoi se ishte nënshkrues i saj.

Gjatë një daljeje të përbashkët në Radio Televizionin Serb (RTS), Jovanoviq tha se Daçiq ishte pjesë e Qeverisë, e cila u pajtua që negociatat për Kosovën të zhvendosen nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian.

“Në vitin 2011 qysh në fillim të dialogut teknik ua njohëm letërnjoftimet dhe u dhamë kopjet e librave kadastral dhe të amzës. Në vitin 2013, Daçiq ju i keni vendosur inicialet në Marrëveshjen e Brukselit dhe keni hequr gjykatat tona në veri, kemi tërhequr mbrojtjen civile”, tha Jovanoviq.

Megjithatë, Daçiq tha se kjo është “absolutisht e pavërtetë”, raporton nova.rs.

“Çfarë gënjeshtër, ja ku është marrëveshja”, u përgjigj Jovanoviq dhe u përpoq ta merrte nga tavolina marrëveshjen e Brukselit për t’ua treguar shikuesve.

“Më lejoni t’ju them një gjë, prisni që ta them unë”, tha Daçiq dhe vuri dorën mbi atë të Jovanoviqit për të mos lejuar që ai të marrë marrëveshjen dhe ta shfaq para publikut.

Ndryshe, Daçiq ishte Ministër i Punëve të Jashtme në kohën kur u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat