Një polic u plagos e një u lëndua gjatë grabitjes në Suharekë, Sindikata: Organet e drejtësisë të veprojnë sipas Ligjit

Lajme

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për grabitjen e djeshme në Suharekë, ku një polic u plagos e një tjetër u lëndua.

“Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar  dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.”

Daçiq: Dënojmë qëndrimin e “Miqve e Ballkanit Perëndimor” që e trajtojnë K…

Sindikata ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit ndaj të dyshuarve.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.”

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat