“Nëse nuk i kthen fëmijët nga Franca, të vras ty dhe veten”/ Qytetari kërcënon vëllain e ish gruas

Lajme

“Nëse nuk i kthen fëmijët nga Franca, të vras ty dhe veten”/ Qytetari kërcënon vëllain e ish gruas

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:09
Ilustrim

Ka shumë raste kur gratë nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe.

Ndër zënkat më të madhe lidhen me kujdestarinë e fëmijëve. Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë është raportuar së fundmi në Polici.

Këtë herë, një 44-vjeçar e ka kanosur vëllain e ish bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në Francë.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka deklaruar se ish-dhëndri i tij e ka kanosur me jetë, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq nëse nuk i kthen fëmijët nga Franca në Kosovë.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se bazuar në dëshminë e tij, 44-vjeçari e ka kërcënuar se do ta vrasë atë dhe veten, në rast se nuk vepron siç ka kërkuar ai.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat