Vdes ish truproja e Hashim Thaçit

Lajme

Vdes ish truproja e Hashim Thaçit

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 12:48
I ndjeri, Ilir Qallapeku

Para pak minutash ka ndërruar jetë truproja e Hashim Thaçit, Ilir Qallapeku.

Ai ka vdekur në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.

Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit gjegjësisht ish-presidentit Hashim Thaçi..

Lajmin e ka publikuar Ramiz Shala një politikan lokal i Skenderajt.

“Tarzani i Tigrave të Zi. Qallapeku ka qenë luftëtar i UÇK-së, i Brigadës 111 “Adem Jashari” i njohur me nofkën “Tarzani”, ka shkruar Shala në postimin e tij në Facebook.

“Triumfalisti i shumë betejave sot e humbi betejën me një sëmundje të shkurtër por të rëndë. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve. Lavdi jetës dhe veprës tuaj”, ka shkruar Shala, duke vazhduar “Përherë do të kujtojmë Ilir Tarzanin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat